RMV, ndryshimet ligjore për mbrojtje shëndetësor para Komisionit ligjvënës dhe atij shëndetësor në Kuvend

Sot në Kuvend, para Komisionit për Shëndetësi dhe atij Juridiko-Ligjvënës, pika e vetme e rendit të ditës është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, në lexim të dytë, transmeton Portalb.mk. Anëtarët e komisionit duhet të shqyrtojnë katër amendamente. Seancë do të mbajë edhe Komisioni për Financa dhe Buxhet, ku duhet të […]

RMV, ndryshimet ligjore për mbrojtje shëndetësor para Komisionit ligjvënës dhe atij shëndetësor në Kuvend
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Sot në Kuvend, para Komisionit për Shëndetësi dhe atij Juridiko-Ligjvënës, pika e vetme e rendit të ditës është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, në lexim të dytë, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët e komisionit duhet të shqyrtojnë katër amendamente.

Seancë do të mbajë edhe Komisioni për Financa dhe Buxhet, ku duhet të fillojë debati amendamentues për ribalancimin e Buxhetit.

Kujtojmë se Fronti Evropian, më 16 korrik akuzoi se propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore është sjellë në Kuvendin e RMV-së vetëm në gjuhën maqedonase nga ana e Qeverisë, konkretisht ministrit për shëndetësi, Arben Taravari. Mirëpo këtë e demantoi deputetja e VLEN-it Sarand Imeri Stafai.

“Kjo shkelje, në vend që të kundërshtohej nga Kryetari i Kuvendit, u miratua me faktin që neve deputetëve shqiptarë na është dorëzua Ligji vetëm në gjuhën maqedone dhe është përkthyer pjesërisht në gjuhën shqipe. Reaguam ashpër ndaj kësaj shkelje të ligjit dhe në shenjë proteste kërkuam një orë pauzë nga kryetarja e komisionit për shëndetësi, e cila është nga rradhët e VMRO-së, e mbështetur nga VLEN-i dhe deputeti i Levicës, dhe nga komisioni ligjvënës, një e drejtë elementare që na u mohua”, thanë nga Fronti.

Ndërsa deputetja Stafai ka deklaruar se përara se deputeti Ilir Hasani të dalë ë pres konference, është mirë të kontrolloje faqen e Kuvendit.

”Deputeti Ilir Hasani para se te del ne pres konference per gjoja se propozim ligji per ndryshimin e ligjit per mbrojtje shendetsore eshte vetem ne gjuhen maqedone,eshte mire te kontrolloje faqen e Kuvendit njerhere e pastaj te reagoje.! Poshtë e keni propozim ligjin ne gjuhen shqipe ku çdo qytetar mund te kete qasje ne web faqen e Parlamentit. Mos u mirrni me shpifje!”, shkroi Stafai.