Portugali/ Helikopteri rrëzohet në lumin Douro, dy viktima dhe disa të zhdukur

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një helikopter që po kthehej nga një operacion për shuarjen e zjarreve u rrëzua  në lumin Douro në Portugalinë veriore. Piloti i helikopterit u shpëtua nga një varkë turistike që lundronte pranë vendit të rrëzimit, në zonën e Lamegos. Kryeministri Luiz Montenegro shkoi në vendin e ngjarjes. [...]Read More...

Portugali/ Helikopteri rrëzohet në lumin Douro, dy viktima dhe disa të zhdukur

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një helikopter që po kthehej nga një operacion për shuarjen e zjarreve u rrëzua  në lumin Douro në Portugalinë veriore.

Piloti i helikopterit u shpëtua nga një varkë turistike që lundronte pranë vendit të rrëzimit, në zonën e Lamegos.

Kryeministri Luiz Montenegro shkoi në vendin e ngjarjes. Gjithashtu në zonë mbërritur edhe ekipet e emergjencës, zhytës, policë dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve.