Prej tre pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, vetëm një ka mbetur

Prej tre policëve që I ka pasur Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, këtë vit ka ngelur vetëm një, pasi dy të tjerët I plotësojnë kushtet për pensione, por ndërkohë përsëri janë angazhuar për shkak numrit të madh të zjarreve, informoi Qendra për menaxhim me kriza, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Drejtori i Qendrës, Stojançe Angeloc, dhe […]

Prej tre pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, vetëm një ka mbetur
Helikopterë për shuarjen e zjarrit. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Prej tre policëve që I ka pasur Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, këtë vit ka ngelur vetëm një, pasi dy të tjerët I plotësojnë kushtet për pensione, por ndërkohë përsëri janë angazhuar për shkak numrit të madh të zjarreve, informoi Qendra për menaxhim me kriza, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Drejtori i Qendrës, Stojançe Angeloc, dhe ministri për punë të brendshme, Pançe Toshkovski, sot e kanë vizituar pjesën e aeroportit të Shkupit, ku janë të vendosura aeroplanët kundërzjarr “Er traktor” të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Ata u takuan me personelin dhe pilotët e Drejtorisë dhe i kanë falënderuar për guximin dhe vetëmohimin për aktivizimin e tyre të vazhdueshëm për menaxhimin me zjarret.