Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite njofton një operacion të ri tokësor në Khan Younis

Ushtria izraelite ka konfirmuar nisjen e një operacioni të ri tokësor në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, pas informacioneve të inteligjencës që tregojnë praninë e infrastrukturës terroriste në zonë. IDF tha se trupat po luftonin Hamasin si mbi tokë ashtu edhe nën tokë. Ushtria tha se në të njëjtën kohë luftimet vazhdojnë edhe [...]Read More...

Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite njofton një operacion të ri tokësor në Khan Younis

Ushtria izraelite ka konfirmuar nisjen e një operacioni të ri tokësor në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, pas informacioneve të inteligjencës që tregojnë praninë e infrastrukturës terroriste në zonë.

IDF tha se trupat po luftonin Hamasin si mbi tokë ashtu edhe nën tokë. Ushtria tha se në të njëjtën kohë luftimet vazhdojnë edhe në Rafah dhe në zonën e korridorit Netzarim, në qendër të Rripit.

Nisja e një operacioni të ri vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë të përshkallëzohen. Irani dhe Hezbollahu kanë premtuar hakmarrje ndaj Izraelit pas ngjarjeve të fundit./abcnews.al