“Prindi 1” dhe “Prindi 2” – BimBimma ironizon me Getoar Selimin: Ndërroje emrin nga “BabaStars” në “Prindi 1 Stars”

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, që ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit. Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale.…

“Prindi 1” dhe “Prindi 2” – BimBimma ironizon me Getoar Selimin: Ndërroje emrin nga “BabaStars” në “Prindi 1 Stars”

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, që ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit.

Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale.

Në stilin e tij karakteristik, BimBimma vendosi të ironizojë situatën duke bërë shaka me mikun e tij dhe reperin e njohur, Getoar Selimi, i cili është themelues i label-it të famshëm “BabaStars”.

Në një postim në InstaStory, BimBimma publikoi një fotografi ku logoja e BabaStars ishte transformuar në “Prindi 1 Stars”. Bashkë me foton, reperi shkroi: “Ghetto Geasy bir, tash kështu duhesh me e bo emrin! Rregullorja e re dhe Zanat në aksion”.

Postimi u prit me humor nga ndjekësit, duke theksuar stilin ironik të BimBimmës për të trajtuar çështje sociale dhe vendimet që shpesh krijojnë diskutime të gjera në publik.

Ky postim ka nxitur biseda të reja në rrjetet sociale, duke vënë në pah si artistët e njohur shpesh përfshihen në diskursin publik përmes artit të tyre dhe qasjes ironike ndaj çështjeve që prekin komunitetin. /Telegrafi