Prokuroria kërkon një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që iu gjet drogë në pako të cigareve

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit F.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” . Në njoftimin e lëshuar thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024, rreth orës […]

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që iu gjet drogë në pako të cigareve
prokuroria-kerkon-nje-muaj-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-qe-iu-gjet-droge-ne-pako-te-cigareve

prokuroria-kerkon-nje-muaj-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-qe-iu-gjet-droge-ne-pako-te-cigareve

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit F.K., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” .

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024, rreth orës 06:50, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, i njëjti  ka poseduar pa autorizim dhe me qëllim shitje dhe shpërndarje substancë narkotike të dyshuar si kokainë.

“Në atë mënyrë që policia pasi ka ndaluar për kontroll veturën e tipit “Nissan Navara” me targa suedeze, në ulësen mbrapa nga ana e majtë, është gjetur një pako e cigareve me mbishkrim “Winston”, ku në brendësi të saj kishte qenë një qese najloni, ngjyrë e kaltër me substancë pluhur e bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 38.62 gram , e cila është sekuestruar nga policia, me këtë do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 1 sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri që nga data 21 Gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.