Pupovci: Të rinjët kanë interesim për studime në SHBA pasi janë në krye të universiteteve botërore

Dukagjin Popovci, ish zëvendës ministër i Arsimit, thotë për “Front Online” se interesimi i studentëve kosovarë për studime në SHBA është mëse normale, pasi janë në krye të Universiteteve botërore. Ai thotë se shpenzimet për studime janë të larta, prandaj të rinjtë synojnë të arrijnë atje përmes bursave. “Është normale që njerëzit e rinjtë t’i […]

Pupovci: Të rinjët kanë interesim për studime në SHBA pasi janë në krye të universiteteve botërore
pupovci:-te-rinjet-kane-interesim-per-studime-ne-shba-pasi-jane-ne-krye-te-universiteteve-boterore

pupovci:-te-rinjet-kane-interesim-per-studime-ne-shba-pasi-jane-ne-krye-te-universiteteve-boterore


Dukagjin Popovci, ish zëvendës ministër i Arsimit, thotë për “Front Online” se interesimi i studentëve kosovarë për studime në SHBA është mëse normale, pasi janë në krye të Universiteteve botërore.

Ai thotë se shpenzimet për studime janë të larta, prandaj të rinjtë synojnë të arrijnë atje përmes bursave.

“Është normale që njerëzit e rinjtë t’i kërkojnë mundësitë më të mira për edukimin e tyre dhe universitetet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe janë në krye të listës së Universiteteve botërore për nga cilësia, prandaj ekziston edhe një interesim për to. Shpenzimet shpesh herë janë shumë të larta edhe të rinjtë synojnë që të sigurojnë bursa ose mbështetje të tjera financiare”, theksoi ai.

Sipas Pupovcit njëra ndër arsyet mund të jetë edhe mungesa e ndonjë programi në universitetet në Kosovë apo edhe rajon, por më shumë është tek cilësia e arsimit.

“As Universiteti i Prishtinës dhe asnjë i rajonit nuk mund të ketë aq shumë programe të studimit sa afrojnë ato të perëndimit mund të jetë arsyeja edhe për mungesë të drejtimeve adekuate por më shumë është tek cilësia se ata edhe në drejtimet që i kemi ne na vijnë të diplomuar nga atje si shkenca kompjuterike, matematike etj”, tha ai.

Në fund, Pupovci thotë se në SHBA ka cilësi të lartë të punës, dhe një i diplomuar atje ka mundësi të punësimit shumë më të mira.

“Në SHBA kanë një cilësi më të lartë të punës dhe kur dikush e ka diplomën e një Universiteti të SHBA-së mundësitë e punësimit janë shumë më të mira. Në SHBA njëri ndër kriteret themelor për punësim është origjina e diplomës, nëse diploma vjen nga një Universitet cilësore, mundësitë e punësimit janë shumë më të mira, kjo aplikohet më pak në Kosovë por jashtë Kosovës po”, tha Pupovci për Front Online.