Qehaja: Është e papranueshme nëse ka vonesa edhe këtë vit për furnizimin e nxënësve me libra

Drejtor i Institutit “EdGruard”, Rinor Qehaja, ka deklaruar për Front Online se është e papranueshme nëse edhe këtë vit do të ketë vonesa për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore. “Çfarëdo vonese në këta hapa në tërësi e rrezikojnë shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore. Dhe, çfarëdo vonese në shpërndarje këtë vit mësimore me të […]

Qehaja: Është e papranueshme nëse ka vonesa edhe këtë vit për furnizimin e nxënësve me libra
qehaja:-eshte-e-papranueshme-nese-ka-vonesa-edhe-kete-vit-per-furnizimin-e-nxenesve-me-libra

qehaja:-eshte-e-papranueshme-nese-ka-vonesa-edhe-kete-vit-per-furnizimin-e-nxenesve-me-libra


Drejtor i Institutit “EdGruard”, Rinor Qehaja, ka deklaruar për Front Online se është e papranueshme nëse edhe këtë vit do të ketë vonesa për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore.

“Çfarëdo vonese në këta hapa në tërësi e rrezikojnë shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore. Dhe, çfarëdo vonese në shpërndarje këtë vit mësimore me të vërtetë do të jetë e pa pranueshme dhe e padrejtë ndaj nxënësve”, theksoi Qehaja.

Qehaja thotë se subvencionimi i drejtpërdrejt për nxënësit për blerjen e libra pa vonesa është vendim i duhur.

“Shpërndarja e teksteve shkollore si subvencionim i drejtpërdrejt për nxënësit për blerje në librari lokale ka kuptim nëse për të njëjtën bëhen përgatitjet e duhura, kjo nënkupton çeljen në kohë të platformës për aplikim për subvencionin, botimin dhe shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore në libraritë lokale”, shprehet Qehaja për FrontOnline.

Front Online i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Arsimit për të marr detaje se si do të veproj me furnizim me tekste shkollore për vitin 2024-2025, por deri në publikim e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.