Qytetari nga Rahoveci gjen para në rrugë, policia kërkon pronarin që i humbi

Një qytetar nga Rahoveci me iniciale F.P., ka gjetur një shumë të parave në trotuar në rrugën “UÇK”. Të njëjtat, ai ka dërguar në stacionin e policisë. Me këtë rast, policia përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje pronarit për t’u paraqitur në stacionin në Rahovec për të identifikuar shumën dhe për të […]

Qytetari nga Rahoveci gjen para në rrugë, policia kërkon pronarin që i humbi
qytetari-nga-rahoveci-gjen-para-ne-rruge,-policia-kerkon-pronarin-qe-i-humbi

qytetari-nga-rahoveci-gjen-para-ne-rruge,-policia-kerkon-pronarin-qe-i-humbi

Një qytetar nga Rahoveci me iniciale F.P., ka gjetur një shumë të parave në trotuar në rrugën “UÇK”.

Të njëjtat, ai ka dërguar në stacionin e policisë.

Me këtë rast, policia përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje pronarit për t’u paraqitur në stacionin në Rahovec për të identifikuar shumën dhe për të marrë në posedim paratë e gjetura.

“Më datë 18.08.2024, një qytetar i ndershëm me inicialet F. P., nga Rahoveci ka raportuar në Stacionin Policor në Rahovec se ka gjetur një shumë parash, në trotuar në rrugën “UÇK”, afër Restorantit “Esra Palase”. Me qëllim të gjetjes së pronarit të ligjshëm, ftojmë qytetarin që ka humbur këto para të paraqitet në stacionin policor në Rahovec për të identifikuar shumën dhe për të marrë në posedim parat e gjetura. Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni Stacionin Policor në Rahovec në numrin e telefonit 192 dhe 029/277-913 ose vizitoni stacionin policor”, thotë policia.