Ra nga 122 m lartësi në Parkun Canyon të SHBA-së, gjendet trupi i pajetë i studentit

Trupi i pajetë i një studenti që ra nga 122 metra lartësi në Grand Canyon në Arizona të SHBA-së është gjetur, kanë njoftuar zyrtarët. Së fundmi, rojet e parkut Grang Canyon kanë raportuar se vizitori ka rënë nga Pipe Creek Vista. Viktima është identifikuar si Abdel Joseph Mejia, 20 vjeç, nga Hickory, Karolina e Veriut. [...]Read More...

Ra nga 122 m lartësi në Parkun Canyon të SHBA-së, gjendet trupi i pajetë i studentit

Trupi i pajetë i një studenti që ra nga 122 metra lartësi në Grand Canyon në Arizona të SHBA-së është gjetur, kanë njoftuar zyrtarët. Së fundmi, rojet e parkut Grang Canyon kanë raportuar se vizitori ka rënë nga Pipe Creek Vista.

Viktima është identifikuar si Abdel Joseph Mejia, 20 vjeç, nga Hickory, Karolina e Veriut.

Në një deklaratë, Kolegji Biblik Indiana e identifikoi Mejian si student në shkollën e Indianapolis dhe tha se ai ishte i njohur për “buzëqeshjen e tij të ngrohtë dhe shpirtin e butë”.

“Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e njohën”, shtoi shkolla.

Ndërkohë, bëhet e ditur se një hetim është duke u zhvilluar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Coconino.

/abcnews.al