Rasti “Zhuri”, aktakuzë ndaj 6 personave për shpërlarje të parave, sekuestrohen mbi 1 milion e 600 mijë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasi që ekziston dyshimi se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpërlarja e parave”. Në komunikatën për media […]

Rasti “Zhuri”, aktakuzë ndaj 6 personave për shpërlarje të parave, sekuestrohen mbi 1 milion e 600 mijë euro
rasti-“zhuri”,-aktakuze-ndaj-6-personave-per-shperlarje-te-parave,-sekuestrohen-mbi-1-milion-e-600-mije-euro

rasti-“zhuri”,-aktakuze-ndaj-6-personave-per-shperlarje-te-parave,-sekuestrohen-mbi-1-milion-e-600-mije-euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasi që ekziston dyshimi se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpërlarja e parave”.

Në komunikatën për media thuhet se për të pandehurit E.K dhe M.V, po ashtu ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer edhe veprën penale në bashkëkryerje “Falsifikimi i dokumenteve”.

Vlera pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1,629,929.77 euro, për të cilën Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta bëjë konfiskimin e saj.

Ky rast ka qenë i shënjestruar dhe i emërtuar “ZHURI”.