Reagimet pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Largimi i presidentit Joe Biden nga gara presidenciale ka ngjallur reagime të shumta si nga kampi i demokratëve por edhe nga ai i republikanëve.  Ish-presidenti amerikan, Donald Trump , përmes një postim të rrjetin e tij social u shpreh se presidenti Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për shtëpinë e bardhë. ” Ai [...]Read More...

Reagimet pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Largimi i presidentit Joe Biden nga gara presidenciale ka ngjallur reagime të shumta si nga kampi i demokratëve por edhe nga ai i republikanëve.  Ish-presidenti amerikan, Donald Trump , përmes një postim të rrjetin e tij social u shpreh se presidenti Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për shtëpinë e bardhë.

” Ai e arriti pozicionin e Presidentit vetëm me gënjeshtra, Fake News dhe duke mos u larguar nga shtëpia i tij. Ne do të vuajmë shumë nga presidenca e tij, por do ta ndreqim me shumë shpejtësi dëmin që ai ka bërë”, shkruan ish-presidenti Trump.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Mike Johnson tha se presidenti Biden duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Sipas tij nëse nuk është i përshtatshëm për të kandiduar në zgjedhje, ai nuk është i përshtatshëm as për të udhëhequr vendin.

Me një deklaratë në rrjetin X, ish-presidenti demokrat Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton vlerësuan karrierën e jashtëzakonshme të presidentit Biden dhe dhanë mbështetjen e tyre për kandidimin e nënpresidentes Harris.

“Ne jemi të nderuar që bashkohemi me Presidentin në miratimin e Zëvendës Presidentit Harris dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thanë ata në një deklaratë.

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e cilësoi presidentin amerikan si një nga presidentët më të rëndësishëm në historinë amerikane. Ish-presidenti Barack Obama po ashtu ka lavdëruar Joe Biden, duke e quajtur atë “një patriot të rendit më të lartë”.

/abcnews.al/