Rebelët Houthi sulmojnë një anije tregtare dhe dy kryqëzorë amerikanë në Detin e Kuq

Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan sot se kishin nisur një sulm mbi një anije tregtare dhe dy kryqëzorë amerikanë në Detin e Kuq. Zëdhënësi i tyre, Yahya Sharia tha se Houthis nisën një sulm me raketa balistike kundër anijes kontejner Contship Ono, e cila po lundronte në Detin e Kuq. Ai pohoi gjithashtu se dy [...]Read More...

Rebelët Houthi sulmojnë një anije tregtare dhe dy kryqëzorë amerikanë në Detin e Kuq

Rebelët Houthi të Jemenit njoftuan sot se kishin nisur një sulm mbi një anije tregtare dhe dy kryqëzorë amerikanë në Detin e Kuq.

Zëdhënësi i tyre, Yahya Sharia tha se Houthis nisën një sulm me raketa balistike kundër anijes kontejner Contship Ono, e cila po lundronte në Detin e Kuq.

Ai pohoi gjithashtu se dy kryqëzorë të marinës amerikane, të identifikuar si USS Cole dhe Laboon, ishin shënjestruar nga raketat dhe dronët. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga Komanda Qendrore e SHBA ose CENTCOM.

Që nga nëntori i kaluar, rebelët jemenas të lidhur me Iranin kanë nisur shpesh sulme me raketa dhe me dronë kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian, duke pretenduar se po vepronin në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Ata fillimisht thanë se synonin anije të lidhura me Izraelin, por më vonë i zgjeruan objektivat e tyre, duke përfshirë anije të lidhura me SHBA-në dhe Britaninë në hakmarrje për sulmet kundër pozicioneve të tyre në Jemen nga forcat e këtyre vendeve./abcnews.al