Rishpallet tenderi 6.8 milionësh për sigurimin fizik të objekteve të QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka rishpallur tenderin 6.8 milionësh për sigurimin fizik të objekteve të veta, raporton Front Online. Në bazë të dokumenteve të siguruara nga portali shihet se kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet të kenë një certifikatë e regjistrimit të biznesit, regjistrimi si Operator Ekonomik në […]

Rishpallet tenderi 6.8 milionësh për sigurimin fizik të objekteve të QKUK-së
rishpallet-tenderi-6.8-milionesh-per-sigurimin-fizik-te-objekteve-te-qkuk-se

rishpallet-tenderi-6.8-milionesh-per-sigurimin-fizik-te-objekteve-te-qkuk-se

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka rishpallur tenderin 6.8 milionësh për sigurimin fizik të objekteve të veta, raporton Front Online.

Në bazë të dokumenteve të siguruara nga portali shihet se kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet të kenë një certifikatë e regjistrimit të biznesit, regjistrimi si Operator Ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe ose të korporatës në vendin e themelimit të biznesit, certifikatën e TVSH-së, licencat profesionale për ushtrimin e veprimtarisë, licenca e frekuencave nga ARKEP-i, raporton Front Online.

Gjithashtu, sipas dosjes së tenderit  Operatoret Ekonomik që dëshirojnë të aplikojnë në këtë tender milionësh duhet të kenë edhe certifikatën ISO 9001 2015 certifikata për sistemet e menaxhimit të cilësisë.

Ne rast konzerciumi secili anëtare duhet te posedoj ISO standardet përkatëse, ISO 45001 2018 Certifikata për sistemin e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Ne rast konzerciumi secili anëtarë duhet te posedoj ISO standardet përkatëse, raporton Front Online.

Po ashtu sipas Dosjes së Tenderit për kompaninë që dëshiron të aplikon në këtë proces prokurimi qarkullimi për 3 vitet e fundit nga data e publikimit te këtij njoftimi për kontratë te jetë minimum 3,500,000.00 euro. Gjithashtu, kompania aplikuese duhet të ketë edhe analizën finaciare për pagën bazë 402€ bruto, të pasqyruara më të gjitha obligimet ligjore sipas Ligjit të Punës Nr.03 L-212 si dhe ATK-së.

Të posedoj së paku një veturë patrulluese

Gjithashtu sipas Dosjes së Tenderit OE duhet të posedoj së paku një veturë patrulluese me drita të verdha vezulluese(kjo kërkesë bëhet për arsye sigurie dhe në rast të intervenimeve urgjente nëpër tërë kampusin dhe objektet e QKUK-se). Po ashtu, Operatori Ekonomik ofertues duhet të ketë se paku tetë (8) punëtor të trajnuar – certifikuar për përdorimin e aparateve kundër zjarrit. Të sjellën certifikatat. “Operatori Ekonomik ofertues duhet të ofrojë një listë të kontratave te natyrës së ngjashme të përfunduar me sukses në tri vitet e shkuara nga data e publikimit të këtij njoftimit për kontratë, të përcëlluar me referenca apo raporte të pranimit, ne lartësinë 3,500,000.00 euro (Tre milion e pesëqind mijë euro)” thuhet më tutje në dosje të tenderit, raporton Front Online.

Më tutje në Dosje thuhet se Operatori Ekonomik ofertues duhet të ketë mjetet, dhe pajisjet teknike që ka në dispozicion për kryerjen e shërbimit të sigurimit fizik. Operatori Ekonomik ofertues duhet të dëshmoj se posedon së paku sistemin e ndërlidhjes për komunikim të brendshëm (aparatet për komunikim të dorës apo aparatet fikse për komunikim), mjetet dhe pajisjet e punës për punëtoret (shufrat, prangat, ndriçueset, etj.). Operatori Ekonomik ofertues duhet të dëshmoj se posedon të gjitha lejet apo licencat për përdorimin e këtyre pajisjeve ne territorin e Republikës së Kosovës, raporton Front Online.

Ofertat për këtë proces milionësh prokurimi hapen me 18 shtator në orën 13:00 në zyrat e Prokurimit të QKUK-së. / Front Online /