Fshatrat e Deçanit pa ujë të pijes, kryetari i Komunës tregon arsyen

Janë bërë gati dy muaj që banorët e disa fshatrave të Deçanit kanë mbetur pa ujë të pijes. Arsyeja e mungesës së ujit të pijes është ulja e sasisë së ujit në burime. Kështu po thotë për Front Online kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Sipas tij, temperaturat e larta, janë arsyet e mungesës […]

Fshatrat e Deçanit pa ujë të pijes, kryetari i Komunës tregon arsyen
fshatrat-e-decanit-pa-uje-te-pijes,-kryetari-i-komunes-tregon-arsyen

fshatrat-e-decanit-pa-uje-te-pijes,-kryetari-i-komunes-tregon-arsyen

Janë bërë gati dy muaj që banorët e disa fshatrave të Deçanit kanë mbetur pa ujë të pijes.

Arsyeja e mungesës së ujit të pijes është ulja e sasisë së ujit në burime.

Kështu po thotë për Front Online kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Sipas tij, temperaturat e larta, janë arsyet e mungesës së ujit, prandaj edhe po aplikohen reduktime.

“Ujin e kanë me reduktime dhe është pasoj e nxehtësisë dhe nuk ka ujë në burim”, tha shkurt kryetari i Deçanit.

Edhe nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” janë deklaruar lidhur me këtë çështje.

Nga kjo kompani kanë thënë se ka reduktime të ujit të pijes tash e dy muaj edhe në disa pjesë të Pejws e Deçanit.

Uji mund të kthehet kur të ulen temperaturat thonë nga kjo kompani.

“Që dy muaj uji në Pejë e Deçan është me reduktime. Situata pritet të normalizohet kur të ulen temperaturat e larta e bie shi. Burimet kanë filluar të bien poshtë”.

/FrontOnline/