RMV, kallëzime penale kundër një këshilltari të lartë të policisë dhe kreut të Sektorit për menaxhim me burime njerëzore

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, ka paraqitur kallëzim penal kundër M.B. dhe M.S. për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkelje e të drejtave të marrëdhënieve të punës” sipas nenit 166 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “I padituri i parë M.B. – këshilltar i […]

RMV, kallëzime penale kundër një këshilltari të lartë të policisë dhe kreut të Sektorit për menaxhim me burime njerëzore
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, ka paraqitur kallëzim penal kundër M.B. dhe M.S. për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkelje e të drejtave të marrëdhënieve të punës” sipas nenit 166 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“I padituri i parë M.B. – këshilltar i lartë policor për kontrollin, mbikëqyrjen dhe parandalimin e policisë, menaxhimin e standardeve dhe cilësisë në BSP, ndërsa në kohën e kryerjes së krimit në pozitën e këshilltarit shtetëror – shefit të kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe i dyti i raportuar M.S. – Udhëheqës i Departamentit për menaxhimin e burimeve njerëzore, aftësim dhe zhvillim profesional në Departamentin e çështjeve ligjore dhe Menaxhimit të burimeve njerëzore, duke mos respektuar dispozitat ligjore të Ligjit për Punë të Brendshme, të cilat i referohen krijimit të marrëdhënies së punës, dëmtuan, privuan ose  kufizuan një të drejtë që i takon punonjësit”, njoftojnë nga MPB.

Përkatësisht, M.B., me vetëdije dhe me qëllim të mos lidhjes së kontratës së punës në mes të MPB-së dhe S.T. nga Prilepi, më 27.10.2023, i ka lëshuar urdhër të pandehurit të dytë M.S. të tërheqë kontratën për punën e S.T., tashmë të hartuar, të nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe të evidentuar në Ministrinë e Brendshme, ndërsa i padituri i dytë M.S. ka vepruar sipas urdhrit të dhënë nga i padituri i parë dhe ka tërhequr kontratën e punës tashmë të hartuar dhe të nënshkruar.

Në atë mënyrë, S.T. ia hoqën dhe ia kufizuan të drejtën e lidhjes së marrëdhënies së punës në MPB si kriminolog i diplomuar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup dhe në procedurën e punësimit u përfshi si një nga studentët më të mirë të fakultetit me rekomandim të Dekanit të Fakultetit të Sigurisë, dhe e cila gjithashtu kaloi me sukses të gjitha fazat e procedurës së punësimit dhe plotësoi të gjitha kushtet e nevojshme për lidhjen e marrëdhënies së punës në Ministrinë e Brendshme.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër M.B. dhe M.S. do të paraqesë Propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin e tyre nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.