RMV, pesë zjarre aktive, Angellov u bën thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin në hapësirë ​​të hapur janë shënuar 37 vatra, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll dhe pesë janë ende aktive, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Zjarre aktive ka në komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Cërvena Vodë, te lokaliteti […]

RMV, pesë zjarre aktive, Angellov u bën thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm
Zjarre të lokalizuara. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin në hapësirë ​​të hapur janë shënuar 37 vatra, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll dhe pesë janë ende aktive, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Zjarre aktive ka në komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Cërvena Vodë, te lokaliteti i quajtur Kërsta, në komunën e Shtipit, në afërsi të lokalitetit të quajtur Jamularci, afër Penushit dhe në terrenin ushtarak Krivolak, në komunën e Dibrës afër fshatrave Tatar Elevci dhe afër Mogorces. Në komunën e Çashkës zjarri është aktiv në drejtim të fshatit Stepanci dhe lokalitetit të quajtur Kadiicë, në kufirin ndërmjet Komunës së Çashkës dhe Komunës së Dollnenit, ku digjet një pyll i përzier.

Siç njofton QMK, reshjet e shiut kanë shuar zjarrin në Komunën e Çashkës, në malin e Mukosit, në atarin e fshatit Omorani, ndërsa zjarri është nën kontroll në malin e Galiçicës, vendi i quajtur Zli Dol, në territor të Komunës së Ohrit, ku po digjen trungje nga zjarri i paraprak. Zjarri në anën e Resnjës është shuar nga reshjet e shiut. Zjarri është nën kontroll në Komunën e Zhelinës, afër fshatit Merovë dhe në Komunën e Novës, ku po digjet deponia.

Katër zjarre janë shuar në komunën e Prilepit, dy në komunën e Jegunovcit, në komunat Kërçovë, Tearcë, Novosellë, Veles. Dy zjarre janë shuar në komunat Gostivar, Qendër Zhupë, Butel, Saraj, Çuçer Sandevë, Petrovec.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, theksoi se gjendja me zjarre në hapësira të hapura po përkeqësohet sërish. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarr.

“Nëse vërejnë sjellje të dyshimta, kërkoj që menjëherë të lajmërohen në 112 ose te ndonjë shok, i njohur i cili do t’ia përcjellë informacionin MPB-së”, tha Angellov.

Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.