Rënie nën 100 mijë: Ulet numri i të papunëve

Ekonomistët vlerësojnë se të papunët afatgjatë janë kryesisht me kualifikime të ulëta, ndaj e kanë të vështirë integrimin në tregun e punës. Por ky numër mund të reduktohet përmes rikualifikimit The post Rënie nën 100 mijë: Ulet numri i të papunëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rënie nën 100 mijë: Ulet numri i të papunëve

Ekonomistët vlerësojnë se të papunët afatgjatë janë kryesisht me kualifikime të ulëta, ndaj e kanë të vështirë integrimin në tregun e punës. Por ky numër mund të reduktohet përmes rikualifikimit

Shifrat e të papunëve vijojnë të zvogëlohen në Maqedoninë e Veriut. Pas rënies nën 100 mijë të papunë në muajin korrik apo 98.976 të papunë, këto trende kanë vazhduar edhe më tej. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se në muajin gusht janë shënuar 98533 të papunë, që kanë obligim që për çdo muaj të paraqiten në këtë institucion.Njëherësh edhe 46.291 persona janë paraqitur në Agjenci si persona që kërkojnë punë në mënyrë pasive dhe që kanë obligim të paraqiten dy herë në vjet në Agjenci.

Edhe pse numri i personave të punësuar dhe që kërkojnë punë është në rënie, fakti që disa persona janë të papunë prej vitesh dhe e kanë të vështirë të gjejnë punë, por edhe faktit që shumica e të papunëve janë pa arsim ose me arsim të ulët. Shifrat tregojnë se gjysma e të papunëve apo 51.527 janë gra. Në të njëjtën kohë, numri më i madh i të papunëve janë në kategorinë pa arsim apo me arsim fillor, e që janë rreth 60 mijë nga të papunët e regjistruar ku sërish gjysma janë gra. Grupi tjetër i madh janë të papunët me arsim të mesëm të përfunduar. Këtu janë regjistruar si të papunë afër 22 mijë persona prej tyre 11409 janë gra. Qytetarët të papunë dhe me arsim të mesëm jo të plotë janë afër 8000.

Banka Botërore kohë më parë alarmoi se një pjesë e madhe e popullatës është joaktive në tregun e punës ku si shkaqe theksohen edhe remitancat e dërguara nga emigrantët, mungesa e kopshteve për fëmijët dhe shkathtësitë e dobëta që i dekurajojnë njerëzit të kërkojnë punë.  Gjithashtu, papunësia afatgjatë, mbetet shqetësuese, gjë që tregon për mangësi strukturore në tregun e punës.

Ekonomistët vlerësojnë se të papunët afatgjatë janë kryesisht me kualifikime të ulëta, ndaj e kanë të vështirë integrimin në tregun e punës. Por ky numër mund të reduktohet përmes rikualifikimit. Vlerësohet se tendenca e përgjithshme është se sa më gjatë që punëtorët të jenë jashtë tregut të punës, apo sa më gjatë të kërkojnë punësim, aq më pak ka gjasa që ata të integrohen në tregun e punës. Njëherësh vlerësohet se, rreth 30 për qind e të papunëve ishin jashtë tregut të punës për më shumë se pesë vjet, ndërsa rreth 12 për qind e tyre nuk mundën të gjenin punë për tetë vjet e më shumë.

Me vite ngadalë po kapërcehen edhe dobësitë në tregun e punës të konstatuara nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar si mungesa e aftësive, si reflektim i cilësisë së dobët të arsimit, arsimi i pazhvilluar profesional dhe emigrimi i fuqisë punëtore, që janë thelbi i papunësisë nga e cila një pjesë e konsiderueshme është ajo afatgjatë. Ndërkohë, më shumë se një e treta e popullsisë së punës është joaktive ngase sektori informal apo puna në të zezë po përkeqëson dobësitë e tregut të punës, edhe nëpërmjet të kostove të konsiderueshme për konkurrencën, produktivitetin dhe financat publike.

Në vitet e kaluara me forcimin e arsimit dual apo praktikës në fabrika dhe arsimit të mesëm, hapjen e vendeve të punës tek investitorët e huaj, rritjen e regjistrimeve në shkollat e mesme profesionale po ndryshohen gradualisht trendet në tregun e punës mirëpo nevojitet edhe më tej një angazhim permanent dhe më i fuqishëm në këtë drejtim.

Sfidë edhe në të ardhmen mbetet zgjidhja e problemeve të theksuara nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar si politikat e shumëanshme për të adresuar dobësitë e tregut të punës dhe rritjen e produktivitetit të punonjësve. Në fushën e aftësive, kyçe janë ngritja e nivelit të përfundimit të arsimit të mesëm, ngritja e cilësisë së mësimdhënies dhe ngritja dhe modernizimi i sistemit profesional të arsimimit. Njëherësh politikat aktive të tregu të punës duhet të vazhdojë të synojë të papunët afatgjatë, por me një fokus më të madh në ndërtimin e shkathtësive dhe lehtësimin e kalimit nga arsimi në punësim nëpërmjet praktikës dhe stazhimit.

Problemi i madh mbetet papunësia afatgjate ku një pjesë e madhe e të papunëve janë persona që presin punësim për një kohë të gjatë. Grupi më i madhi është ai i qytetarëve që regjistrohen si të papunë nga pesë deri në shtatë vjet. Apo janë gjithsej 19050 persona që nuk punojnë për një periudhë më të gjatë. (koha.mk)

The post Rënie nën 100 mijë: Ulet numri i të papunëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .