Rodney Dixon emërohet kryeavokat i ri i Kadri Veselit

Gjykata Speciale ka njoftuar se administrata e ka Rodney Dixonin si kryembrojtës të ri të ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli. Sipas Speciales, ky emërim u bë në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”. Emërimi i Dixonit në krye të ekipit mbrojtës të Veselit u bë pas dorëheqjes së djeshme […]

Rodney Dixon emërohet kryeavokat i ri i Kadri Veselit
rodney-dixon-emerohet-kryeavokat-i-ri-i-kadri-veselit

rodney-dixon-emerohet-kryeavokat-i-ri-i-kadri-veselit

Gjykata Speciale ka njoftuar se administrata e ka Rodney Dixonin si kryembrojtës të ri të ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas Speciales, ky emërim u bë në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

Emërimi i Dixonit në krye të ekipit mbrojtës të Veselit u bë pas dorëheqjes së djeshme të Ben Emmersonit nga kjo pozitë.

Veseli dhe Emmersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për shkak të “prishjes së parevokueshme të raportit avokat-klient”.