Rregulli për policët italianë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Lezhë: Shmangni flirtimet me gratë shqiptare

Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë pothuajse është gati dhe nga Italia konfirmohet se 20 gushti do jetë data kur vjen kontingjenti i pare. Ndërkohë, më 1 shtator pritet që të jetë dhe hapja e qendrës në Gjadër. Sipas së përditshmes Italiane “La Republica” për efektivët e policisë italiane që do të shërbejnë në […] The post Rregulli për policët italianë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Lezhë: Shmangni flirtimet me gratë shqiptare appeared first on Albinfo.

Rregulli për policët italianë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Lezhë: Shmangni flirtimet me gratë shqiptare

Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë pothuajse është gati dhe nga Italia konfirmohet se 20 gushti do jetë data kur vjen kontingjenti i pare.

Ndërkohë, më 1 shtator pritet që të jetë dhe hapja e qendrës në Gjadër. Sipas së përditshmes Italiane “La Republica” për efektivët e policisë italiane që do të shërbejnë në këtë qendër ka dhe një rregullore strikte me 14 pika ku bien në sy disa prej tyre.

Kështu, për efektivët apo dhe ato të “Guardia di Finanza”-s, nuk duhet të shoqërohen me gratë shqiptare sepse nëse shihen nga bashkëshortët e tyre mund të reagojnë keq.

Një tjetër pikë është dhe ajo e konsumimit të kafes, e cila duhet të bëhet ulur dhe jo në banak, ndërsa veshjet duhet të jenë modeste pasi lakuriqësia në publik është e papranueshme.

Sipas rregullores së hartuar nga fqinjët italianë, Shqipëria është një vend i sigurt ndaj duhen shmangur mosbesimet për vendin tonë, ndërsa toleranca fetare mbizotëron.

Veç kësaj, autoritete italiane janë kujdesur të japin dhe këshilla për punonjësit e tyre si për kursin e këmbimit, ku paralajmërohen për shkëmbimin e euros dhe se do humbasin 0,29 cent prej saj.

Sipas tyre, në pikën 10, karburanti, veçanërisht nafta, ka një kosto më të lartë në krahasim me atë në Itali, ndërsa duhet të kenë kujdes në përdorimin e automjeteve për shkak të kushteve të pasigurta të rrugëve.

Në fund, në pikën e 14, italianët janë kujdesur dhe për gjuhën, teksa lajmërojnë karabinerët t’i kushtojnë vëmendje mënyrës sesi flasin pasi pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë mirë italishten.

The post Rregulli për policët italianë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Lezhë: Shmangni flirtimet me gratë shqiptare appeared first on Albinfo.