Rusia sulmon me raketa Ukrainën, 5 të vdekur

Pesë persona humbën jetën si pasojë e bombardimeve ruse në Ukrainë. Që nga fillimi i luftës, Kheson ka qenë në fokus të luftimeve, me  forcat e armatosura ruse që vazhdojnë të sulmojnë shpesh pozicionet ukrainase në rajon. Në Sumy (në verilindje), një djalë 14-vjeçar u vra dhe 12 persona të tjerë u plagosën në një [...]Read More...

Rusia sulmon me raketa Ukrainën, 5 të vdekur

Pesë persona humbën jetën si pasojë e bombardimeve ruse në Ukrainë. Që nga fillimi i luftës, Kheson ka qenë në fokus të luftimeve, me  forcat e armatosura ruse që vazhdojnë të sulmojnë shpesh pozicionet ukrainase në rajon.

Në Sumy (në verilindje), një djalë 14-vjeçar u vra dhe 12 persona të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në qytetin e vogël të Khluhiv, sipas zyrës së prokurorit ukrainas.

Gjashtë nga të plagosurit janë fëmijë.

Në anën tjetër të kufirit, në rajonin rus të Belgorodit (në jugperëndim), Vychislav Gladkov njoftoi se një person u vra, dy u plagosën dhe shtëpitë u dëmtuan nga bombardimet ukrainase.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se një fshat tjetër u pushtua në lindje të Ukrainës, ku vazhdon avancimi i ngadaltë i forcave ruse.

Nga ana tjetër, forcat e armatosura ukrainase raportuan dje se kanë nisur sulme kundër rafinerive dhe tre aeroporteve ruse (në Saratov, Ryazan, Murmansk), ndërsa helikopterët ushtarakë rusë janë “sabotuar”, një në Samara dhe dy në rajonin e Moskës.

/abcnews.al