Santorini i stërmbushur me turistë, kërkohet vendosje e kufizimeve

Një nga imazhet më të qëndrueshme të markës së udhëtimeve verore të Greqisë është perëndimi i diellit i njohur në të gjithë botën, në ishullin e Santorinit, i dekoruar me kupolat e kishave blu, mbi shkëmbinjtë e thepisur mbi një kalderë vullkanike. Kjo skenë ka frymëzuar miliona kartolina, postera dhe suvenire, dhe tani radha për […] The post Santorini i stërmbushur me turistë, kërkohet vendosje e kufizimeve appeared first on Albinfo.

Santorini i stërmbushur me turistë, kërkohet vendosje e kufizimeve

Një nga imazhet më të qëndrueshme të markës së udhëtimeve verore të Greqisë është perëndimi i diellit i njohur në të gjithë botën, në ishullin e Santorinit, i dekoruar me kupolat e kishave blu, mbi shkëmbinjtë e thepisur mbi një kalderë vullkanike.

Kjo skenë ka frymëzuar miliona kartolina, postera dhe suvenire, dhe tani radha për të arritur deri në pikën më të mirë të shikimit, në fshatin majë shkëmbit Oia, mund të zgjasë më shumë se 20 minuta.

Santorini është një ndalesë kryesore për krocerat e mbushura me turistë në greqi. Por me disa pjesë të ishullit pranë ngopjes, zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë e kufizimeve.

Nga një rekord 32.7 milionë njerëzish që vizituan Greqinë vitin e kaluar, rreth 3.4 milionë, ose një në 10, u ndalën në ishullin me vetëm 15.500 banorë.

“Ne duhet të vendosim kufij nëse nuk duam të mbytemi nga turizmi masiv”, tha për AFP kryebashkiaku i Santorinit, Nikos Zorzos. “Nuk duhet të ketë asnjë krevat të vetëm shtesë… qoftë në hotelet e mëdha apo në shtëpitë me qira të Airbnb.”

Ndërsa dielli perëndonte pas horizontit në Oia, mijëra njerëz ngrenë telefonat e tyre drejt qiellit për të fiksuar momentin magjik.

The post Santorini i stërmbushur me turistë, kërkohet vendosje e kufizimeve appeared first on Albinfo.