Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ua ka pezulluar pushimet e planifikuara për shtator, tetor e nëntor minatorëve. Në vendimin e siguruar nga KOHA, menaxhmenti ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ardhur për shkak të grevës së minatorëve nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit. Minatorët ishin […] The post Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme appeared first on Albinfo.

Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ua ka pezulluar pushimet e planifikuara për shtator, tetor e nëntor minatorëve.

Në vendimin e siguruar nga KOHA, menaxhmenti ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ardhur për shkak të grevës së minatorëve nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit. Minatorët ishin në grevë për shkak të mospagesës.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Trepça ka pasur “humbje të mëdha ditore në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit” për periudhën 10 korrik – 15 gusht.

“Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stantërg si dhe njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë për realizimin e planit të biznesit për sasinë e koncentratit të humbur për ditët e grevës; të realizohet plani i veprimit pasi kemi bërë zotim te aksionari për realizimin e planit të veprimit për organizimin dhe subvencionimin sipas vendimit të Qeverisë; të pezullohen përkohësisht pushimet vjetore të planifikuara për muajt shtator, tetor dhe nëntor 2024”, thuhet në vendimin marrë më 26 gusht.

Më 14 gusht, Qeveria e Kosovës dedikoi 4 milionë euro mbështetje për Trepçën për të tejkaluar krizën aktuale. /Koha.net

 

The post Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme appeared first on Albinfo.