Sarrazin nesër në Kosovë, pritet të zhvillojë disa takime zyrtare

Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të vizitojë Kosovën ditën e nesërme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Pas takimeve zyrtare që do të zhvillojë këtu, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor do të deklarohet edhe para mediave. Në njoftimin e bërë nga Departamendi i Medias i ambasadës gjermane në Prishtinë, […]

Sarrazin nesër në Kosovë, pritet të zhvillojë disa takime zyrtare
sarrazin-neser-ne-kosove,-pritet-te-zhvilloje-disa-takime-zyrtare

sarrazin-neser-ne-kosove,-pritet-te-zhvilloje-disa-takime-zyrtare

Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të vizitojë Kosovën ditën e nesërme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas takimeve zyrtare që do të zhvillojë këtu, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor do të deklarohet edhe para mediave.

Në njoftimin e bërë nga Departamendi i Medias i ambasadës gjermane në Prishtinë, thuhet se Sarrazin do të deklarohet për media në ora 18:00

Njoftimi i plotë:

Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29 gusht 2024. Pas takimeve zyrtare, z. Sarrazin do të japë një deklaratë për shtyp para nisjes.

Koha: 18:00

Vendi: Përballë Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

*Përfaqësuesit e mediave të interesuar për të pasqyruar ngjarjen janë të lutur të vijnë jo më vonë se ora 17:45. Ju lutemi vini re se do të ketë vetëm një deklaratë për shtyp – nuk do të ketë pyetje