Scholz kundërshton heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina

Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të hequr të gjitha kufizimet në përdorimin e armëve perëndimorë në luftën kundër Rusisë. “Askush nuk po planifikon të ndryshojë masat dhe udhëzimet e mëparshme dhe ka arsye të mira për këtë gjë,” tha Scholtz gjatë një konference për shtyp pas samitit [...]Read More...

Scholz kundërshton heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina

Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të hequr të gjitha kufizimet në përdorimin e armëve perëndimorë në luftën kundër Rusisë.

“Askush nuk po planifikon të ndryshojë masat dhe udhëzimet e mëparshme dhe ka arsye të mira për këtë gjë,” tha Scholtz gjatë një konference për shtyp pas samitit të NATO-s në Uashington.

“Mbetet detyra jonë të garantojmë që të ofrojmë mbështetjen maksimale të mundshme për Ukrainën, por të parandalojmë përshkallëzimin në një luftë Rusi-NATO.

Dhe kjo kërkon mençuri, qartësi dhe stabilitet”.

Aleatët kryesorë të Kievit, përfshirë Gjermaninë, miratuan në fund të majit kërkesën e Ukrainës për të përdorur disa nga armët që ato furnizojnë për të goditur pozicionet ushtarake në sektorë të territorit rus, veçanërisht për të penguar sulmet ruse në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Në samitin e NATO-s, presidenti ukrainas Zelensky bëri thirrje që të hiqen të gjitha kufizimet.

“Nëse duam të fitojmë, nëse duam të shpëtojmë vendin tonë dhe ta mbrojmë atë, duhet të hiqen të gjitha kufizimet”, tha ai.

Kufizime janë vendosur në mënyrë dypalëshe, nga vendet që furnizojnë sisteme armësh, si dhe nga NATO. Disa vende, si Lituania, i kanë ofruar Ukrainës armë dhe municione pa asnjë kufizim përtej atyre të ligjit ndërkombëtar.

Por të tjerët kanë vendosur rregulla strikte për përdorimin e tyre, veçanërisht për të goditur objektivat në Rusi.

Për shembull, SHBA ka thënë se lejon sistemet e veta të armëve të godasin objektivat në anën ruse të kufirit vetëm në përgjigje të zjarrit rus në rajonin e Kharkiv.

Italia, nga ana e saj, ka lejuar përdorimin e armëve vetëm në territorin ukrainas.