Scholz: Vendosja e raketave amerikane në Gjermani është një hap i domosdoshëm për sigurinë e vendit

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, është një hap i domosdoshëm për sigurinë e vendit. Marrëveshja, e cila u njoftua gjatë samitit të NATO-s në Uashington, parashikon që SHBA të vendosë sisteme të ndryshme raketore në tokën gjermane duke filluar nga viti 2026. [...]Read More...

Scholz: Vendosja e raketave amerikane në Gjermani është një hap i domosdoshëm për sigurinë e vendit

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, është një hap i domosdoshëm për sigurinë e vendit.

Marrëveshja, e cila u njoftua gjatë samitit të NATO-s në Uashington, parashikon që SHBA të vendosë sisteme të ndryshme raketore në tokën gjermane duke filluar nga viti 2026.

“Ne kemi luftuar për një kohë të gjatë me çështjen se si mund të sigurojmë një pengesë që siguron territorin e aleancës me armë konvencionale, por edhe Gjermaninë. Ky vendim është në proces shqyrtimi prej kohësh dhe nuk është një surprizë për këdo që është i përfshirë në politikën e sigurisë dhe paqes”, tha ai.

Pentagoni njoftoi të mërkurën se SHBA do të fillojë vendosjen e armëve me rreze të gjatë në territorin gjerman nga viti 2026. Këto janë sisteme kundërajrore SM-6, raketa lundrimi Tomahaëk dhe armë hipersonike./abcnews.al