Selimi: Sanksionet ndaj Kosovës do të largohen së shpejti – rezultat i ardhjes së Kallasit në krye të diplomacisë së BE-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në një postim në platformën “X” të mërkurën, ka thënë të ketë dëgjuar se së shpejti pritet të hiqen masat e vendosura kundër Kosovës më shumë se një vit më parë, duke shtuar se heqja e tyre vjen si rezultat i ardhjes së ish-kryeministres estoneze, Kaja […]

Selimi: Sanksionet ndaj Kosovës do të largohen së shpejti – rezultat i ardhjes së Kallasit në krye të diplomacisë së BE-së
selimi:-sanksionet-ndaj-kosoves-do-te-largohen-se-shpejti-–-rezultat-i-ardhjes-se-kallasit-ne-krye-te-diplomacise-se-be-se

selimi:-sanksionet-ndaj-kosoves-do-te-largohen-se-shpejti-–-rezultat-i-ardhjes-se-kallasit-ne-krye-te-diplomacise-se-be-se

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në një postim në platformën “X” të mërkurën, ka thënë të ketë dëgjuar se së shpejti pritet të hiqen masat e vendosura kundër Kosovës më shumë se një vit më parë, duke shtuar se heqja e tyre vjen si rezultat i ardhjes së ish-kryeministres estoneze, Kaja Kallas, në krye të diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE).

“Dëgjoj në Bruksel se sanksionet ndaj Kosovës mund të hiqen së shpejti, rezultat i mendimit të ri të Kallasit. Ato janë vënë në mënyrë të padrejtë ndaj qeverisë së Kosovës, kur merren parasysh aktet e çmendura që Serbia ka kryer dhe ka kaluar pa asnjë pasojë. Pra, kjo mund të jetë një qasje e re”.

BE-ja dhe shtetet anëtare, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara (SHBA) vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga “hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar” që mund të rrisin më tej tensionet, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rekomanduar largimin e masave ndëshkuese kundër Kosovës muaj më parë, por shtetet anëtare akoma nuk kanë vepruan në bazë të raportit. BE-ja ka paralajmëruar më herët se veprimet e fundit të qeverisë mund të ndikojnë negativisht në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.