SHBA dhe Katari vazhdojnë punën për armëpushim në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kanë folur për vazhdimin e punës për një armëpushim në Gaza. Pas vrasjes së Ismail Haniyeh – një figurë e rëndësishme në negociatat e armëpushimit- Blinken tha se “imperativi për të arritur një armëpushim, rëndësia që ka për të [...]Read More...

SHBA dhe Katari vazhdojnë punën për armëpushim në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kanë folur për vazhdimin e punës për një armëpushim në Gaza.

Pas vrasjes së Ismail Haniyeh – një figurë e rëndësishme në negociatat e armëpushimit- Blinken tha se “imperativi për të arritur një armëpushim, rëndësia që ka për të gjithë, mbetet ende”.

Katari, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit – sugjeroi se vrasja e Haniyeh mund të rrezikonte bisedimet.

Më herët sot, kryeministri i Katarit pyeti:

“Si mund të ketë sukses ndërmjetësimi kur njëra palë vret negociatorin në anën tjetër?”, thuhet në një postim në X.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se ata ishin të përkushtuar ndaj negociatave të armëpushimit dhe se donin që marrëveshja e pengjeve të kishte sukses.