BBC: A mundet Kamala Harris të mposhtë Donald Trump? Çfarë thonë sondazhet

Një faktor prapa vendimit të Presidentit Biden për të hequr dorë nga fushata e tij për rizgjedhje, thuhet se ishin të dhënat e tij të sondazhit kundër Donald Trump. Por si ia del zëvendëspresidentja Kamala Harris kundër kandidatit republikan? Harris nuk është kandidatja zyrtare demokrate, por ajo shpalli kandidaturën e saj për nominimin e Partisë [...]Read More...

BBC: A mundet Kamala Harris të mposhtë Donald Trump? Çfarë thonë sondazhet

Një faktor prapa vendimit të Presidentit Biden për të hequr dorë nga fushata e tij për rizgjedhje, thuhet se ishin të dhënat e tij të sondazhit kundër Donald Trump.

Por si ia del zëvendëspresidentja Kamala Harris kundër kandidatit republikan?

Harris nuk është kandidatja zyrtare demokrate, por ajo shpalli kandidaturën e saj për nominimin e Partisë Demokratike menjëherë pasi Biden njoftoi se do të tërhiqej dhe shumë demokratë kanë shprehur mbështetjen e tyre për të, shkruan BBC.

Një mostër të katër prej sondazheve të fundit, të cilat u morën përpara se Harris të shpallte veten kandidate, sugjeron gjerësisht se ndërsa ajo do të bënte pak më mirë se Biden në përballjen me Trump, por nuk ka ndonjë ndryshim domethënës.

Është e rëndësishme të theksohet se këto sondazhe u kryen kur Harris supozohej si kandidate dhe se opinionet mund të ndryshojnë ndërsa votuesit familjarizohen më shumë me të./abcnews.al

Një sondazh që tregon se si pritej të dilnin Biden dhe Harris kundër Trump përpara se Biden të njoftonte se do të tërhiqej nga gara