SHBA njofton një paketë të re ndihme prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një paketë të re ndihme ushtarake prej 125 milionë dollarësh në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke nënvizuar se ky është kësti i 63-të i ndihmës për Kievin nga Uashingtoni. Paketa do të përmbajë raketa Stinger dhe municion artilerie [...]Read More...

SHBA njofton një paketë të re ndihme prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një paketë të re ndihme ushtarake prej 125 milionë dollarësh në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke nënvizuar se ky është kësti i 63-të i ndihmës për Kievin nga Uashingtoni.

Paketa do të përmbajë raketa Stinger dhe municion artilerie 155 mm dhe 105 mm.

Paketa e ndihmës nënvizon “angazhimin tonë të palëkundur ndaj (Ukrainës) ndërsa ato vazhdojnë të luftojnë kundër agresionit rus,” u tha gazetarëve Kirby.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi kryesor ushtarak i Ukrainës, duke dhënë më shumë se 55 miliardë dollarë në armë, municione dhe ndihma të tjera sigurie që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022./abcnews.al