SHBA shprehet thellësisht e shqetësuar për sulmin vdekjeprurës izraelit në Gazë

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” për një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës, të shtunën, i cili, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile, ka vrarë rreth 100 njerëz. Sulmi është dënuar prej shumë shteteve arabe, Turqisë, Britanisë dhe kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në shkollë janë [...]Read More...

SHBA shprehet thellësisht e shqetësuar për sulmin vdekjeprurës izraelit në Gazë

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” për një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës, të shtunën, i cili, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile, ka vrarë rreth 100 njerëz.

Sulmi është dënuar prej shumë shteteve arabe, Turqisë, Britanisë dhe kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Në shkollë janë strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shërbimi i Gazës për Emergjenca Civile, i cili ka të dhëna të besueshme për numrin e viktimave, ka thënë se rreth 100 persona janë vrarë si pasojë e sulmit të së shtunës.

Izraeli ka thënë se rreth 20 militantë të Hamasit kanë qenë duke operuar në atë objekt.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë trupa të gjymtuar nën rrënoja.