Shembet shkolla në Nigeri, 17 nxënës të vdekur. Mbi 100 të bllokuar

Disa fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë bllokuar pasi një shkollë u shemb në shtetin qendror të Plateau të Nigerisë, raporton BBC. Ngjarja ndodhi teksa nxënësit ishin në klasa të premten në mëngjes. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (Nema) tha se “numri i saktë i vdekjeve është ende duke [...]Read More...

Shembet shkolla në Nigeri, 17 nxënës të vdekur. Mbi 100 të bllokuar

Disa fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë bllokuar pasi një shkollë u shemb në shtetin qendror të Plateau të Nigerisë, raporton BBC. Ngjarja ndodhi teksa nxënësit ishin në klasa të premten në mëngjes.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (Nema) tha se “numri i saktë i vdekjeve është ende duke u konfirmuar”. Raportet e mediave thonë se të paktën 17 nxënës kanë humbur jetën. Në një postim në X, Nema tha se më shumë se 40 studentë të bllokuar u shpëtuan dhe u dërguan në spitalet lokale.

Shkaku i shembjes nuk dihet, por banorët thanë se ngjarja ka ndodhur pas tre ditësh shirash të dendur./abcnews.al