Shembet ura në Kinë, dy të vdekur dhe 17 të zhdukur

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 17 rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ure në një fshat në Kinën jugperëndimore, sipas autoriteteve lokale. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut përfshinë një pjesë të fshatit Ridi në provincën Sichuan, duke vrarë dy persona dhe duke lënë 12 të tjerë të zhdukur. Në të njëjtën provincë, [...]Read More...

Shembet ura në Kinë, dy të vdekur dhe 17 të zhdukur

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 17 rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ure në një fshat në Kinën jugperëndimore, sipas autoriteteve lokale.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut përfshinë një pjesë të fshatit Ridi në provincën Sichuan, duke vrarë dy persona dhe duke lënë 12 të tjerë të zhdukur. Në të njëjtën provincë, një urë rrugore që lidh dy tunele midis fshatrave Kangding dhe Luding u shemb pas një rrëshqitjeje dheu.

Të paktën tre automjete me gjashtë pasagjerë kanë dalë nga autostrada. Një person është shpëtuar dhe pesë të tjerë janë të zhdukur, sipas të njëjtit burim. Dy javë më parë, shembja e një ure tjetër rrugore të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm shkaktoi të paktën të vdekur ndërsa 24 mbeten të zhdukur.

Kina po përjeton një verë të karakterizuar nga moti ekstrem me shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe temperatura të pazakonta.

/abcnews.al