Shënohet `Dita pa makina` në Junik

Në Junik, në kuadër të “Javës ndërkombëtare – dita pa makina”, janë shënuar aktivitete në përpjekje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të qytetarëve. Ndalimi i qarkullimit nga qendra e Junikut përgjatë rrugës kryesore “Gëzim Pepshi” ka shënuar fillimin e aktivitete të shumta në kuadër të “Javës ndërkombëtare – dita pa makina”, të organizuara nga komuna e […]

Shënohet `Dita pa makina` në Junik
shenohet-`dita-pa-makina`-ne-junik

shenohet-`dita-pa-makina`-ne-junik

Në Junik, në kuadër të “Javës ndërkombëtare – dita pa makina”, janë shënuar aktivitete në përpjekje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të qytetarëve.

Ndalimi i qarkullimit nga qendra e Junikut përgjatë rrugës kryesore “Gëzim Pepshi” ka shënuar fillimin e aktivitete të shumta në kuadër të “Javës ndërkombëtare – dita pa makina”, të organizuara nga komuna e Junikut dhe nxënësit e shkollës “Edmond Hoxha” në Junik.

Këto aktivitete të karakterit edukues dhe ndërgjegjësues  janë mirëpritur nga nxënësit e kësaj shkolle por edhe nga zyrtarët e komunës së Junikut.

“Ne e kemi pritë shumë mirë sepse kemi mësuar disa gjëra edhe më të rëndësishme për mjedisin edhe kemi mësuar si me i reciklue mbeturinat, qelqin, plastikën etj”, shprehet Donjeta Tofaj, nxënëse.

“Kjo shërben shumë për shkak se ne i ndihmojmë të tjerët me u vetëdijesua, edhe e kemi mjedisin më të gjelbër edhe ma pak të ndotur”, tha Davud Gjota, nxënës.

“Realisht është diçka e madhe sepse po tentojmë përmes gjeneratave të reja të edukohemi mirëfilli sa i përket ruajtjes së ambientit në përgjithësi dhe menaxhimit më të integruar të mbeturinave”, thotë Demokrat Ganijaj, drejtor i SHP në Junik.

“Duke marrë parasysh që sot është edhe dita ndërkombëtare e qyteteve pa makina, dhe ne sot nuk kemi makina kështu që kemi shfrytëzuar rastin të bëjmë një mori aktivitetesh në rrugë dhe fëmijët ndihen më të sigurt  dhe ndërlidhet më atë që thash më parë sepse edhe makinat janë ndotës i madh i ambientit, e sidomos në vendin tonë”, shprehet Bekim Gaxherri, drejtor i shkollës.

Sipas zyrtarëve të komunës, në kuadër të pilot projektit “ndarja e mbeturinave në burim” gjatë ditëve të ardhshme do të shpërndahen shportat e ngjyrës së gjelbër nëpër të gjitha lagjet e Junikut.