Begaj në Vilnius: Lituania e palëkundur në mbështetjen për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare. Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Lituanisë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën. “Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në […]

Begaj në Vilnius: Lituania e palëkundur në mbështetjen për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
begaj-ne-vilnius:-lituania-e-palekundur-ne-mbeshtetjen-per-integrimin-e-kosoves-ne-organizatat-nderkombetare

begaj-ne-vilnius:-lituania-e-palekundur-ne-mbeshtetjen-per-integrimin-e-kosoves-ne-organizatat-nderkombetare

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare.

Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Lituanisë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën.

“Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, shkroi Begaj.

Presidenti shqiptar tha se janë të angazhuar “për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe” me Lituaninë, duke u përqendruar “në sektorët e arsimit, ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe turizmit”.

“Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë do të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve”, shkroi Begaj.