Shërbimi i Arkitektit të Qytetit , Komuna i reagon D+ që tha se ka pasur shkelje të ligjit në kontraten 12 milionëshe

Organizata D+ ka thënë se komuna e Prishtinës e ka shkelur ligjin në kontratën 12 milionëshe për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, duke caktuar në komision të vlerësimit të ofertave një person i cili nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës. “Anëtari i komisionit për vlerësimin e tenderëve, z. Kreshnik Ferizi, nuk ishte pjesë e […]

Shërbimi i Arkitektit të Qytetit , Komuna i reagon D+ që tha se ka pasur shkelje të ligjit në kontraten 12 milionëshe
sherbimi-i-arkitektit-te-qytetit-,-komuna-i-reagon-d+-qe-tha-se-ka-pasur-shkelje-te-ligjit-ne-kontraten-12-milioneshe

sherbimi-i-arkitektit-te-qytetit-,-komuna-i-reagon-d+-qe-tha-se-ka-pasur-shkelje-te-ligjit-ne-kontraten-12-milioneshe

Organizata D+ ka thënë se komuna e Prishtinës e ka shkelur ligjin në kontratën 12 milionëshe për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, duke caktuar në komision të vlerësimit të ofertave një person i cili nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës.

“Anëtari i komisionit për vlerësimin e tenderëve, z. Kreshnik Ferizi, nuk ishte pjesë e Komunës së Prishtinës, duke qenë se kontrata e tij me Komunën e Prishtinës kishte përfunduar me datën 31.12.2022, konfirmuar nga Zyra e Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës. Komisioni i vlerësimit të tenderit për kontratën “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, përfundoi raportin dhe vlerësimin e ofertave me datën 29.05.2023, pesë muaj pas përfundimit të angazhimit të z. Kreshnik Ferizit me Komunën e Prishtinës”, thuhet në reagimin e D+.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar komuna e Prishtinës, të cilët kanë thënë se Ferizi është caktuar anëtar i Komisionit Vlerësues për aktivitetin: Konsulencë për Themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në shtator të vitit 2022.

“Z. Ferizi gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar me kontratë pune nga Kryeqyteti dhe në këtë komision është angazhuar si pjesë e detyrave dytësore si çdo zyrtar. Pjesëmarrja e zyrtarëve në komisione vlerësuese është proces i rregulltë administrativ në secilin institucion, siç ka qenë rasti me z. Ferizi.”

D+ ka thënë se ka edhe dyshime për konflikt interesi, meqë sipas tyre në njërën prej kompanive fituese, emri i Kreshnik Ferizit figuron si bashkëpunëtor.

Për këtë nga komuna e Prishtinës kanë thënë se Ferizi nuk figuron në asnjë dokument të dorëzuar nga kompania Anarch SH.P.K si pjesë e aplikimit për tenderin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

Sipas tyre nuk ka pasur asnjë konflikt interesi.

“Ju sigurojmë se, z. Kreshnik Ferizi nuk figuron në asnjë dokument të dorëzuar nga kompania Anarch SH.P.K si pjesë e aplikimit për tenderin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit. Prandaj, nuk ka pasur asnjë konflikt të interesit. Gjithashtu, çdo anëtar i Komisionit Vlerësues ka nënshkru deklaratën nën betim për respektim të të gjitha akteve ligjore.”