Shkurtohen pritjet nëpër pikat kufitare, dalja në Merdar – më e ngarkuara

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë, në përditësimin e fundit të gjendjes së pikave kufitare ka bërë të ditur se pritjet janë më të shkurtëra në raport me orët paraprake të ditës së sotme. Dalja në Merdar po vazhdon të jetë më e ngarkuara, ku pritjet variojnë nga një orë në një orë e […] The post Shkurtohen pritjet nëpër pikat kufitare, dalja në Merdar – më e ngarkuara appeared first on Albinfo.

Shkurtohen pritjet nëpër pikat kufitare, dalja në Merdar – më e ngarkuara

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë, në përditësimin e fundit të gjendjes së pikave kufitare ka bërë të ditur se pritjet janë më të shkurtëra në raport me orët paraprake të ditës së sotme.

Dalja në Merdar po vazhdon të jetë më e ngarkuara, ku pritjet variojnë nga një orë në një orë e gjysmë, në krahasim me deri në tre orë sa kanë qenë gjatë të shtunës, transmeton albinfo.ch.

Pritje të gjata janë regjistruar në hyrje dhe dalje të Kosovës nga Hani i Elezit, deri në një orë dhe kolona raportohet të jetë 600-700 metra.

Te Dheu i Bardhë në hyrje të Kosovës pritjet janë deri në 20 minuta ndërsa në dalje deri në 40 minuta.

Në dalje të Kosovës përmes pikës Muçibabë pritjet raportohet se janë deri në gjysmë ore.

The post Shkurtohen pritjet nëpër pikat kufitare, dalja në Merdar – më e ngarkuara appeared first on Albinfo.