Shoqata e taksistëve: Transporti me taksi në Shkup në prag të kolapsit, për shkak të Arsovskës “vlon” me taksistë ilegal, kompanitë në prag të mbylljes

Transporti me taksi në Shkup është para kolapsit. Gjithnjë e më pak ka taksi, ndërsa në çdo hap ka taksistë pa leje, të cilët i paguajnë dy herë më shumë dhe drejtojnë makina të pasigurta, raporton SDK, transmeton Portalb.mk. Duhet një orë për të thirrur një taksi përmes kompanive të regjistruara. Problemi është veçanërisht i […]

Shoqata e taksistëve: Transporti me taksi në Shkup në prag të kolapsit, për shkak të Arsovskës “vlon” me taksistë ilegal, kompanitë në prag të mbylljes
Vetura e taksist, taksi, parkim, rrugë, në Çair. Foto nga Portalb.mk

Transporti me taksi në Shkup është para kolapsit. Gjithnjë e më pak ka taksi, ndërsa në çdo hap ka taksistë pa leje, të cilët i paguajnë dy herë më shumë dhe drejtojnë makina të pasigurta, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

Duhet një orë për të thirrur një taksi përmes kompanive të regjistruara. Problemi është veçanërisht i madh gjatë natës, kur nuk ka mundësi për të gjetur makinë, ndaj qytetarët përdorin shërbimet e taksistëve ilagal që faturojnë sa t’iu kujtohet.

Nga Shoqata e autotaksive thonë se fajtor kryesor për gjendjen është Qyteti i Shkupit dhe kryetarja Danela Arsovska sepse nuk ka kontroll dhe strategji.

“Qyteti i Shkupit është fajtori më i madh kolapsin e transportit taksi. Askush nuk e ka në kontroll dhe është normale që gjithnjë e më shumë kolegë të largohen nga kompanitë ku kanë tarifa dhe të shkojnë ilegalisht. Deri në 80 përqind e taksistëve janë ilegal. Për një vit nuk do të mbetet asnjë kompani taksie, qytetarët nuk do të kenë ku të kërkojnë taksi, do të ketë vetëm taksistë ilegal. Nuk është normale që kryetarja Danela Arsovska të mos ketë asnjë takim me ne gjatë mandatit të saj trevjeçar. Me kryetarët e mëparshëm kemi pasur takime në qytet një herë në muaj”, thotë Abdullah Rushiti, kryetar i Shoqatës së Autotaksive.

Dy vite më parë, me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, transporti me taksi në Shkup u shtrenjtua. Vendimi i atëhershëm parasheh që çmimi të vendoset në varësi të sasisë së karburantit. Çmimi aktual me të cilin lëvizin taksistët, 40 denarë për fillim dhe 25 denarë për çdo kilometër të kaluar, është tarifa e parë dhe vlen kur çmimi i karburantit është deri në 75 denarë për litër. Tarifa e dytë do të aplikohej kur çmimi i derivateve është nga 75,50 denarë në 119,50 denarë dhe atëherë fillimi do të ishte 50 denarë, dhe çdo kilometër i kaluar do të ishte 30 denarë. Tarifa e tretë më e shtrenjtë fillon nga 60 denarë, ndërsa për çdo kilometër do të tarifohet 35 denarë kur çmimi i karburantit është mbi 120 denarë.