Shpërthim me bombë në një minibus në Afganistan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person humbi jetën dhe 11 të tjerë u plagosën kr një bombë shpërtheu në një minibus në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi në një lagje ku jetojnë shumë njerëz të komunitetit Hazara, një pakicë e persekutuar historikisht në Afganistan. Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë, por dega e [...]Read More...

Shpërthim me bombë në një minibus në Afganistan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person humbi jetën dhe 11 të tjerë u plagosën kr një bombë shpërtheu në një minibus në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi në një lagje ku jetojnë shumë njerëz të komunitetit Hazara, një pakicë e persekutuar historikisht në Afganistan.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë, por dega e Shtetit Islamik Khorasan (IS-K) e udhëhequr nga sunitët ka kryer sulme të shumta që kur talebanët morën pushtetin në gusht 2021, duke synuar shpesh zyrtarë talebanë, të huaj, komunitetin Hazara dhe të tjerë që i konsideron të papajtueshme me interpretimin ekstrem të Islamit.

Myslimanët shiitë, pakica më e madhe fetare në vend, janë ankuar se talebanët sunitë nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur ata nga sulmet terroriste dhe kanë akuzuar vetë talebanët për abuzime, duke përfshirë “vrasjen, torturën dhe zhvendosjen e detyruar”. Shumica e shiitëve në Afganistan janë anëtarë të pakicës etnike Hazara të persekutuar historikisht.

Një raport i këtij viti nga Departamenti Amerikan i Shtetit përmendi disa shembuj të sulmeve terroriste kundër komunitetit Hazara dhe deklaroi se liritë fetare kanë vazhduar të përkeqësohen nën sundimin e ashpër të talebanëve në Afganistan./abcnews.al