Shqyrtohen modelet për kredinë hungareze, synohet realizim përmes bankave komerciale

Paratë nga kredia hungareze do të dedikohen për ekonominë e vendit dhe do të realokohen nëpërmjet bankave vendore me të njëjtat kushte me të cilat është marrë kredia, informojnë nga The post Shqyrtohen modelet për kredinë hungareze, synohet realizim përmes bankave komerciale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shqyrtohen modelet për kredinë hungareze, synohet realizim përmes bankave komerciale

Paratë nga kredia hungareze do të dedikohen për ekonominë e vendit dhe do të realokohen nëpërmjet bankave vendore me të njëjtat kushte me të cilat është marrë kredia, informojnë nga Qeveria. Kryeministri Mickoski thotë se synimi i Qeverisë është që me këto mjete të ndihmohen komunat dhe sektori i biznesit në vend.

“Është fakt se ato para do të vijnë në Maqedoni dhe do të vihen në dispozicion të ekonomisë vendore. Synimi ynë është që ajo të realizohet përmes bankave komerciale, sepse ato kanë mekanizma më të mira për menaxhimin e këtyre fondeve dhe që të jetë në të njëjtat kushte me të cilat ne e marrim kredinë. Nëse ato kushte nuk janë të njëjta, atëherë do të përpiqemi të gjejmë një mënyrë tjetër, qoftë ajo përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë apo me ndonjë mekanizëm tjetër, do të shohim.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Ditë më parë gjatë miratimit të Ligjit për Huamarrjen Hungareze, në Kuvend, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, e akuzoi Qeverinë se kjo kredi është një tradhti ekonomike mbi kurrizin e kompanive vendore, si dhe mungon transparenca se si është dakorduar dhe si do të realizohet kredia. Ndryshe, 250 milionë euro nga kredia hungareze do të jenë në dispozicion për financimin e projekteve infrastrukturore të komunave, ndërsa 250 milionë euro të tjera do të shfrytëzohen për financimin e kredive për bizneset.

The post Shqyrtohen modelet për kredinë hungareze, synohet realizim përmes bankave komerciale appeared first on Flaka, në çdo lajm... .