Shtetasit serbë me targa të Zvicrës kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Katër shtetas të Serbisë kaluan ilegal kufirin Serbi- Kosovë The post Shtetasit serbë me targa të Zvicrës kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë appeared first on Albinfo.

Shtetasit serbë me targa të Zvicrës kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Katër persona (shtetas të Serbisë) janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit të tyre në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Kamenicë, përcjell albinfo.ch.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 21:15, në pikë kalimin kufitar Kamenicë.

Tutje në raport thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të Zvicrës, drejtuar nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë dhe tre pasagjerë shtetas të Serbisë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Katër të dyshuarit janë  intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, janë liruar”, thuhet në raport.

 

The post Shtetasit serbë me targa të Zvicrës kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë appeared first on Albinfo.