Vjenë: Planet për sulm në koncertet e Taylor Swift, arrestohet edhe një person

Planet për sulm në koncertet e Taylor Swift, arrestohet edhe një i ri nga Iraku The post Vjenë: Planet për sulm në koncertet e Taylor Swift, arrestohet edhe një person appeared first on Albinfo.

Vjenë: Planet për sulm në koncertet e Taylor Swift, arrestohet edhe një person

Një 18-vjeçar irakian është ndaluar në Vjenë lidhur me hetimet që po bëhen rreth planeve për të sulmuar disa koncerte të Taylor Swift në kryeqytetin e Austrisë.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme e vendit të premten.

Shtetasi nga Iraku besohet se vjen nga i njëjti rreth si i dyshuari kryesor, 19-vjeçari austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuari kryesor, i cili ishte zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik, dyshohet se po planifikonte një sulm vdekjeprurës në koncertin e Swift, ku mund të ndodheshin të paktën 20 mijë fansa.

Ylli amerikan i popit kishte planifikuar koncerte në Vjenë, për të enjten, të premten dhe të shtunën. Të tri këto koncerte u anuluan për shkaqe sigurie.

Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga edhe dy të rinj të tjerë austriakë, 17 dhe 15 vjeç.

 

The post Vjenë: Planet për sulm në koncertet e Taylor Swift, arrestohet edhe një person appeared first on Albinfo.