Kosovë: Vdiq një zjarrfikës në krye të detyrës

Një zjarrfikës ka vdekur në Krushevë të Vogël të Klinës në krye të detyrës, përcjell albinfo.ch. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se në momentin kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë në këtë fshat pas një zjarrvënieje, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë, ku […] The post Kosovë: Vdiq një zjarrfikës në krye të detyrës appeared first on Albinfo.

Kosovë: Vdiq një zjarrfikës në krye të detyrës

Një zjarrfikës ka vdekur në Krushevë të Vogël të Klinës në krye të detyrës, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se në momentin kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë në këtë fshat pas një zjarrvënieje, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë, ku pas dërgimit të tij në Qendrën Kryesore Familjare, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë ai.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka ngushëlluar familjen e zjarrfikësit që ka humbur jetën të enjten në krye të detyrës.

“Me pikëllim të madh kemi marrë lajmin për vdekjen e zyrtarit të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Safedin Osmanaj, i cili ka ndërruar jetë sot gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Safedini ka punuar zjarrfikës për një kohë të gjatë, duke u shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale. Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Osmanaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Safedinin. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

 

The post Kosovë: Vdiq një zjarrfikës në krye të detyrës appeared first on Albinfo.