Itali: 148 kilogramë kokainë të fshehur në banane, arrestohen tre shqiptarë

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, përcjell albinfo.ch. Dyshohet se një ngarkesë e madhe që iu takonte atyre u kap në Portin e Livornos. Bëhet fjalë për 148 kilogramë kokainë, sasia e drogës ishte e fshehur në banane. Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa […] The post Itali: 148 kilogramë kokainë të fshehur në banane, arrestohen tre shqiptarë appeared first on Albinfo.

Itali: 148 kilogramë kokainë të fshehur në banane, arrestohen tre shqiptarë

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, përcjell albinfo.ch.

Dyshohet se një ngarkesë e madhe që iu takonte atyre u kap në Portin e Livornos.

Bëhet fjalë për 148 kilogramë kokainë, sasia e drogës ishte e fshehur në banane.

Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa destinacioni final i saj besohet se ishte Zvicra, transmeton Klankosova.tv.

Thuhet se tre të dyshuarit kishin hyrë në port, për ta hapur kontejnerin dhe për ta marrë kokainën.

Skaneri kishte zbuluar pakot e paligjshme mes bananeve.

Agjentët e policisë ishin në gatishmëri, derisa korrierët ndërhynë mes kutive për ta marrë.

Kjo sasi e konfiskuar e drogës llogaritet të jetë më i madhi i konfiskuar në Portin e Livornos.

Ky port raportohet se shërben si tranzit nga trafikantët për ta shpërndarë drogën në qytetet e mëdha të Italisë.

 

The post Itali: 148 kilogramë kokainë të fshehur në banane, arrestohen tre shqiptarë appeared first on Albinfo.