Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin me tre të vrarë në Gjermani

Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa të tjerë. Grupi militant tha në një deklaratë në Telegram se sulmi u krye nga një prej anëtarëve të tij “në shenjë hakmarrje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”. Ndërkohë, detaje [...]Read More...

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin me tre të vrarë në Gjermani

Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin gjerman Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Grupi militant tha në një deklaratë në Telegram se sulmi u krye nga një prej anëtarëve të tij “në shenjë hakmarrje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.

Ndërkohë, detaje të reja nga momentet e masakrës janë zbuluar nga Bild. Konkretisht, sipas dëshmisë së njërit prej të plagosurve, sulmuesi është dëgjuar duke bërtitur “Allahu Ekber” gjatë sulmit, duke shtuar se ai e njihte sulmuesin nga Solingen dhe se ai ishte vizitor në një xhami lokale.

Sulmi i së premtes ndodhi në Fronhof, një shesh në Solingen, ku po mbahej një festival që shënonte 650 vjetorin e qytetit. Policia vuri në pranga një 15 vjeçar nën dyshimin se ishte i lidhur me sulmuesin, që ende është në arrati./abcnews.al