Si e verdhë e sëmurë” fiton çmim në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Dokumentari i shkurtër “Si e verdhë e sëmurë” nga regjisorja Norika Sefa ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme duke fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës. Filmi, i cili ka mbledhur një sërë çmimesh në festivale të ndryshme, vazhdon të impresionojë publikun dhe juritë anembanë botës. […]

Si e verdhë e sëmurë” fiton çmim në Festivalin e Filmit në Sarajevë
si-e-verdhe-e-semure”-fiton-cmim-ne-festivalin-e-filmit-ne-sarajeve

si-e-verdhe-e-semure”-fiton-cmim-ne-festivalin-e-filmit-ne-sarajeve

Dokumentari i shkurtër “Si e verdhë e sëmurë” nga regjisorja Norika Sefa ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme duke fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës. Filmi, i cili ka mbledhur një sërë çmimesh në festivale të ndryshme, vazhdon të impresionojë publikun dhe juritë anembanë botës.

 

Në festivalin e rëndësishëm të Sarajevës, juria e përbërë nga Mandy Chang, Marek Hovorka dhe Wang Xiaoshuai, ndau vetëm katër çmime nga gjithsej 21 filma në kategorinë e dokumentarëve. “Si e verdhë e sëmurë” shquhet mes këtyre filmave për qasjen e saj unike dhe artistike.

Filmi është një zhytje e thellë në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen dhe vijat mes të keqes dhe të bukurës ndërthuren për të formuar diçka të re dhe të papritur. “Si e verdhë e sëmurë” është një pasqyrë e fuqishme dhe e ndjeshme, që eksploron përvojat dhe ndjenjat në një mënyrë vizualisht tërheqëse dhe mendjemprehtë.

 

Me një kohëzgjatje prej 23 minutash, ky dokumentar është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) dhe prodhuar nga shtëpia filmike CMB.

Producent i këtij filmi është Mentor Shala, ndërsa bashkëproducentët janë Besnik Krapi dhe vetë regjisoria Norika Sefa. Për shpërndarjen ndërkombëtare të filmit është kujdesur kompania Square Eyes.