Sot i jepet lamtumira e fundit Hajdin Berishës

I jepet sot lamtumira e fundit, Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Malishevës. Varrimi i të ndejrit bëhet në orën 17:00. Paraprakisht, për Berishën, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe ish-nënkryetar i komunës, në orën 14:00 në Shtëpinë e  Kulturës bëhen homazhe, kurse në orën 15:00, mbledhje përkujtimore. Hajdin Berisha ka ndërruar jetë […]

Sot i jepet lamtumira e fundit Hajdin Berishës
sot-i-jepet-lamtumira-e-fundit-hajdin-berishes

sot-i-jepet-lamtumira-e-fundit-hajdin-berishes

I jepet sot lamtumira e fundit, Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Malishevës. Varrimi i të ndejrit bëhet në orën 17:00.

Paraprakisht, për Berishën, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe ish-nënkryetar i komunës, në orën 14:00 në Shtëpinë e  Kulturës bëhen homazhe, kurse në orën 15:00, mbledhje përkujtimore.

Hajdin Berisha ka ndërruar jetë të premten. Me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Berishës, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij.

“Morëm lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajdin Berisha. Në emër të Komunës së Malishevës, të qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, ju shprehim ngushëllimet më të thella”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati.