Spitali i Pejës konfirmon se pati fjalosje mes dy pjesëtarëve të stafit, por mohon se pati rrahje

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka reaguar për raportimet e mediave se sot ka ndodhur një rrahje në këtë institucion. Në reagim, spitali demantoi pretendimet se ka pasur rrahje, por se ka konfirmuar se ka pasur një fjalosje mes shefit të Shërbimit Teknik dhe një pjesëtari të sigurimit të Spitalit. “Spitali i Përgjithshëm në Pejë […]

Spitali i Pejës konfirmon se pati fjalosje mes dy pjesëtarëve të stafit, por mohon se pati rrahje
spitali-i-pejes-konfirmon-se-pati-fjalosje-mes-dy-pjesetareve-te-stafit,-por-mohon-se-pati-rrahje

spitali-i-pejes-konfirmon-se-pati-fjalosje-mes-dy-pjesetareve-te-stafit,-por-mohon-se-pati-rrahje

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka reaguar për raportimet e mediave se sot ka ndodhur një rrahje në këtë institucion.

Në reagim, spitali demantoi pretendimet se ka pasur rrahje, por se ka konfirmuar se ka pasur një fjalosje mes shefit të Shërbimit Teknik dhe një pjesëtari të sigurimit të Spitalit.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sot ka pasur një fjalosje mes Shefit të Shërbimit Teknik dhe një pjesëtari të sigurimit të Spitalit, e që ka ndodhur lidhur me punën, por demantojmë pretendimet se ka pasur rrahje siç është shkruar në shkrimin e portaleve”.

“Ky reagim vjen pas intervistimit të të dy të përfshirëve në këtë rast e të cilët kanë pranuar se janë fjalosur por jo që ka pasur kacafytje fizike”, thuhet në reagim.

Më tej, Spitali i Pejës tha se do ta trajtojnë këtë rast në kuadër të rregullores disiplinore që e kanë në fuqi.