Spitali pa mjek! Pacientët e Dibrës në Strugë, Gostivar apo edhe në Tetovë

Derisa spitali i Dibrës është shndërruar në objekt shëndetësor me kushte evropiane, problemi me mungesën e kuadrit mjekësor mbetet shqetësues. Dibrës i mungojnë mjekët specialistë siç janë kardiologu, otoralingologu, kirurgët, The post Spitali pa mjek! Pacientët e Dibrës në Strugë, Gostivar apo edhe në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Spitali pa mjek! Pacientët e Dibrës në Strugë, Gostivar apo edhe në Tetovë

Derisa spitali i Dibrës është shndërruar në objekt shëndetësor me kushte evropiane, problemi me mungesën e kuadrit mjekësor mbetet shqetësues. Dibrës i mungojnë mjekët specialistë siç janë kardiologu, otoralingologu, kirurgët, anesteziologët, internistët, infektologët, epidemiologët, trasfuziologët… Madje, Dibra shumë shpejt do të mbetet edhe pa mjekë amë, meqë pjesa më e madhe e tyre janë pensionuar apo afër pensionimit

 Dibra ndoshta ka objektin më të mirë të spitaleve në vend. Megjithëse i ndërtuar disa dekada më parë, objekti mirëmbahet dhe viteve të fundit – me projekte dhe donacione, është shndërruar në një objekt bashkëkohor me standarde të larta. Por edhe pse objekti është në nivelin e duhur, ky institucion shëndetësor nga viti në vit po mbetet pa kuadrot e nevojshme mjekësore, dhe dibranët me të drejtë kanë shprehur shqetësime për mungesën e mjekëve specialistë, por edhe të mjekëve të përgjithshëm dhe personelit tjetër shëndetësor. Për këtë shkak, pacientë nga Dibra dhe fshatrat përreth detyrohen të shkojnë në spitalet e Strugës, Ohrit, Tetovës dhe Shkupit. Pas shumë projekteve të realizuara deri tani, e që kishin të bëjnë me pjesët e brendshme të spitalit, këto ditë në objektin e spitalit po punohen fasada e re. Drejtoresha e spitalit, dr. Sevdie Koxha për gazetën KOHA thotë se bëhet fjalë për një projekt që ka kaluar para disa viteve e që ka filluar të realizohet këto ditë.

“Është projekt i Bankës Botërore nëpërmjet ministrisë për efikasitet energjetik, shumë i nevojshëm për institucionin. Për ne ka një domethënie shumë të madhe”, tregon dr. Koxha. Ajo potencon se me projektin për efikasitet energjetik, dukshëm do të zvogëlohen mjetet për ngrohjen e objektit meqë së bashku me fasadën, po bëhet edhe ndërrimi i dritareve. Por kur jemi tek mirëmbjatja dhe sanimi i objektit, të theksojmë se viteve të fundit përveç projekteve shtetërore dhe ndërkombëtare, spitali ka realizuar shumë projekte që kanë të bëjnë me sigurimin e pajisjeve dhe aparaturave të nevojshme si dhe sanimit të objektit në pjesën e brendshme.

Përveç Ambasadës të Japonisë, e cila siguroi pajisje dhe aparatura për disa reparte, dhe Ministrisë së Shëndetësisë e Maqedonisë, një kontribut të madh për pajisje dhe aparatura e ka dhënë edhe dibrania në diasporë, Nora Qori, e cila siguroi për repartin e laboratorisë Urinometër edhe aparat për analiza biokimike, pastaj mërgimtari Safet Alili, i cili në bashkëpunim me shoqatën “LetsCare” nga Luksemburgu donoi krevate automatike për persona me hendikap dhe aparate për oksigjen, mërgimtari Ramazan Rexha nga SHBA donoi mekanizëm për ashensorin në Repartin e Laboratorisë, ashtu sikurse donoi mjete edhe mërgimtari Abdul Bajro nga SHBA. Po ashtu, donacion për çështje administrative siguroi edhe kompania “Slice”, ndërkohë që Urim Mare nga SHBA dhuroi mjete financiare, të cilët do të përdoren sipas nevojës nëpër repartit e spitalit.

Por, derisa objekti i spitalit është objekt me kushte evropiane, problemi me mungesën e kuadrit mjekësor mbetet shqetësues. Dibrës i mungojnë mjekët specialistë siç janë kardiologu, otoralingologu, kirurgët, anesteziologët, internistët, infektologët, epidemiologët, trasfuziologët… Madje, Dibra shumë shpejt do të mbetet edhe pa mjekë amë, meqë pjesa më e madhe e tyre janë pensionuar apo afër pensionimit. Pacientët dibranë pothuajse çdo ditë mund ti takosh në spitalet e Strugës, Ohrit, Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit. “Spitalin e kemi, por mjekë nuk kemi”, na thotë Amedan S., një dibran i moshuar, i cili shton se dibranët janë në një hall të madh kur është në pyetje kujdesi për shëndetin. “Gratë vazhdojnë të lindin në spitalin e Strugës e jo në spitalin e Dibrës, operacionet bëhen në spitalet e qyteteve tjera, gjak japim në Strugë dhe problemet nuk kanë fund. Prandaj them se Dibra shumë shpejt do të mbetet edhe pa mjekë ame dhe infermiere, të cilët po migrojnë çdo ditë e më tepër”, thotë Amedani. (koha.mk)

The post Spitali pa mjek! Pacientët e Dibrës në Strugë, Gostivar apo edhe në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .