Stacioni i ri i kompresorit të Qendrës Klinike do të jetë gati për katër muaj, thotë Taravari

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pret që i gjithë procesi i vendosjes së stacionit të kompresorit në Qendrën Klinike të përfundojë për katër muaj, transmeton Portalb.mk. “Kompania është dhe profesioniste për këtë punë. Sipas tyre, e gjithë puna do të përfundojë për rreth katër muaj”, tha Taravari sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Taravari […]

Stacioni i ri i kompresorit të Qendrës Klinike do të jetë gati për katër muaj, thotë Taravari
Qendra Klinike Universitare "Nënë Tereza" në Shkup. Foto nga Portalb.mk

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pret që i gjithë procesi i vendosjes së stacionit të kompresorit në Qendrën Klinike të përfundojë për katër muaj, transmeton Portalb.mk.

“Kompania është dhe profesioniste për këtë punë. Sipas tyre, e gjithë puna do të përfundojë për rreth katër muaj”, tha Taravari sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Taravari shtoi se procesi për përzgjedhjen e kompanisë është bërë me procedurë të shpejtë, ndërsa për procedurën e nënshkrimit të kontratës dhe afatit të ankimimit, tha se nuk pret që dikush të ankohet.

“Nuk e di nëse dikush që nuk është regjistruar për tre thirrje do të ankohej. Dhe nëse ankohen, nuk mendoj se është dashamirëse”, ka shtuar Taravari.

I pyetur për zgjedhjen e menaxherit që do të udhëhiqte pas bashkimit të klinikave universitare dhe mundësinë që ai të jetë doktori Igor Nikollov, Taravari tha se nuk e ka përmendur atë si zgjedhje dhe se është herët për të emëruar një drejtor. 

“Unë nuk e kam thënë, më kanë pyetur nëse mund të jetë njëri nga kandidatët, por mund të ketë kandidatë të tjerë. Jemi ende në proces riorganizimi, kjo është më e rëndësishme për ne se sa kush do të jetë drejtor. Kur të vijë koha për drejtor, atëherë do të flasim për këtë”, thotë Taravari.

Lidhur me murin mbajtës prapa Klinikës së Fëmijëve, i cili ka rënë para disa muajsh dhe është ende i pa riparuar, Taravari tha se procedura për përcaktimin e kompetencës është duke u zhvilluar dhe shtoi se Ministria e Shëndetësisë është e gatshme ta rregullojë atë dhe të ndërtojë një mur të ri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se është marrë vendim për zgjedhjen e ofertës së ofertuesit Vinora SHPKNJP Shkup për ndërtimin e stacionit të ri të kompresorit për sallat e kirurgjisë së Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale.

Më 29 korrik, ministri Arben Taravari theksoi se në sistemin klinik për furnizimin me oksigjen është gjetur formaledih, e cila shkakton irritim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve dhe hundës dhe mund të shkaktojë alergji dhe inflamacione, ndërsa gjatë një ekspozimi afatgjatë mund të jetë edhe kancerogjen.